Lajme

Bëri për spital gruan, arrestohet burri dhunues në Gramsh

Një 47 vjeçar është arrestuar nga Policia e Gramshit, pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në Gramsh, ku 47 vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë, 47 vjeçarin, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të dëmtimeve të marra, është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close