Lajme

Bëri postime në rrjetet sociale kundër luftës në Ukrainë, studentja ruse rrezikon deri në dhjetë vite burg

Studentja ruse Olesya Krivtsova ka munguar shumë orë mësimi gjatë javëve të fundit për shkak se ndodhet në arrest shtëpiak.

Ajo ka në këmbë një etiketë dhe policia është në gjendje të monitorojë çdo lëvizje të saj. Ajo u vu në pranga për shkak të postimeve kundër luftës në Ukrainë, në rrjetet e saj sociale.

Një prej tyre kishte të bënte me shpërthimin e tetorit të kaluar në urën që lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar.

“Unë postova një story në instagram në lidhje me urën”, tha ajo për BBC. Ajo kishte shpërndarë edhe postimin e një miku të saj për luftën.

Më pas nisën telashet, “Unë po flisja në telefon me nënën time kur dëgjova hapjen e derës së përparme. Shumë policë u futen brenda. Më morën telefonin dhe filluan të bërtasin duke më urdhëruar të shtrihen në dysheme”.

Olesya u akuzua për justifikimin e terrorizmit dhe diskreditimin e forcave të armatosura ruse. Ajo rrezikon deri në dhjetë vjet burg.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close