Categories Lajme

Bëri shkrime kritike ndaj qeverisë, gazetarja britanike fiton betejën ligjore me shtetin shqiptar

Gjykata Administrative e shkallës së parë shfuqizoi sot vendimin e Drejtorisë së Emigracionit, për refuzimin e lejes së qëndrimit të gazetares Alice Taylor. Ky fakt u bë i ditur nga vetë Taylor e cila shkruan në rrjetin social Twitter: “Pas 8 muajsh, fitova gjyqin ndaj policisë për të qëndruar në Shqipëri. Falenderoj të gjithë ata që më mbështetën, të dua shumë Shqipëri, Tirana”

Taylor paditi në gjykatë Drejtorinë e Emigracionit, pasi kjo e fundit nuk i ka rinovuar lejen e qëndrimit në Shqipëri. Që prej shkurtit 2019 gazetarja britanike po qëndron në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Në shkurt ajo bëri një kërkesë për rinovimin e lejes së qëndrimit në Drejtorinë e Migracionit dhe në mars mori përgjigjen se kërkesa e saj është aprovuar. Ajo aplikoi disa ditë me vonesë pasi ishte e shtruar në spital për shkak të ndërlikimeve me shtatzaninë, një fakt që ishte pranuar nga Drejtori i Migracionit dhe deri në ato momente nuk ishte bërë pengesë për rinovimin e lejes.

Disa ditë më vonë, një prej mediave më pranë qeverisë nisi një fushatë lincimi kundër gazetares Taylor, ku e akuzonte atë si “spiune rus”, ndërsa partnerin e saj si “kriminel në kërkim” dhe “militant të dhunshëm”. Sulmi erdhi pas një sërë shkrimesh nga Taylor për protestat kundër qeverisë, përgjimeve që tregonin përfshirjen e qeverisë në manipulimin e zgjedhjeve dhe lidhjet e saj me krimin e organizuar.

Pas kësaj, ajo mori një telefonatë për ta njoftuar atë se miratimi i lejes së saj ishte revokuar “me urdhër nga lart”. Gazetarja mori gjobë dhe iu kërkua që të largohej nga Shqipëria dhe të niste aplikimin nga e para pavarësisht se ishte gjashtë muaj shtatzënë. Për rreth dy javë autoritetet refuzuan t’i jepnin asaj një shpjegim zyrtar për refuzimin e lejes së qëndrimit duke publikuar në media informacione konfidenciale të saj dhe duke deklaruar se ajo ishte në shkelje të ligjit.

Avokati i Popullit hetoi rastin dhe dha rekomandimin që gjobat dhe kufizimet e vendosura për Taylor nuk ishin në përputhje me ligjin dhe se ato duhet të hiqen dhe leja e saj të lëshohej brenda 30 ditëve. Por policia zgjodhi të injorojë këtë rekomandim, ndaj Taylor filloi procedurat në Gjykatën Administrative. Në një artikull të mëparshëm ne kemi argumentuar se refuzimi i lejes së Taylor ishte antikushtetues dhe antiligjor./Exit.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME