Lajme

Berisha: Do të zbatoj me përpikmëri statutin e PD. Nuk merrem me pengjet, por me pengmarrësin

Sali Berisha shprehet se do të respektojë statutin e Partisë Demokratike. Ai theksoi se nuk do të merret me pengje, por pengmarrësin kur u pyet për palët tjetër në Partinë Demokratike. Ai e shikon procesin që po bëhet në PD-në e vulës si të stisur nga Rama.

“Problemet madhore të PD-së u krijuan nga shkelmimi i statutit. Dhe unë jam i betuar dhe i vendosur të zbatoj me përpikmëri statutin, i cili në të gjitha momentet kyçe u jep pushtetin anëtarëve të Partisë Demokratike. Kur them, kryetari i Partisë Demokratike nëse humbet zgjedhjet lokale dhe unë e quaj humbje meqenëse nuk fituam së pari, ndonëse zgjedhjet janë këto që janë, statuti përcakton votëbesimin tim në anëtarësinë e PD-së. Analiza e zgjedhjeve do bëhet në përputhje me statutin e PD.

Paralel me proceset demokratike të partisë, Edi Rama ka stisur që në krye të radhës, një proces me dy pengjet e tij. Unë mund të them vetëm kaq. Pengun nuk ka forcë që e çliron nga pengmarrësi përveç vullnetit të pengmarrësit. Nuk kam vullnet të merrem me pengje, do merrem me pengmarrësin Edi Rama”, u shpreh Berisha./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close