Categories Lajme

Berisha ftesë për zyrtarët e DASH-it: Rishqyrtoni vendimin për shpalljen time “non grata”, arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte

Sali Berisha gjatë fjalës së tij, i ka ftuar sot zyrtarët e DASH-it që të rishqyrtojnë vendimin për shpalljen e tij “non grata”. Ai u shpreh se “arroganca dhe gabimi” nuk janë virtyte të njerëzve të lirë.

Berisha thotë se ka muaj që pret, por asnjë fakt, dokument, provë, nuk i është treguar, sipas tij për faktin e vetëm se nuk ekzistojnë.

“Në vitin 2013 shumë nga jush kërkuan që mos jepja dorëheqjen, por keni marrë nga unë vetëm një përgjigje, dinjiteti im e kërkon të jap dorëheqjen, por edhe dinjiteti juaj kërkon që unë të jap dorëheqjen dhe u kam thënë të vërtetën. Po të shkojmë më tutj32 vjet të shkuara në një natë të zezë dimri unë kisha marrë një vendim të dilja të përballesha me diktaturën, jo për tu bërë politikan apo president, por njeri me dinjitet, ai është vendimi më i rëndësishëm i jetës sime. Prandaj nisa betejën po aq i vendosur si 30 vjet më parë të bëj gjithçka për dinjitetin tim.

Kam muaj që pres, asnjë fakt, dokument, provë, për faktin e vetëm se nuk ekzistojnë. Edhe një herë nga kjo sallë u bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo provë që kanë, t’i bëjnë publike, dhe unë marr çdo vendim ndaj vetes sime. Ftoj cilindo mbi Tokë që ka një provë të vetme ta paraqes publikisht. Sali Berisha merr vendimin e duhur. Duke qenë i përulur para të vëërtetës do vazhdoj pakthyeshëm misionin tim.

Si besimtar i zotit dhe dinjitetit të njeriut, beteja ime nuk do ndalet kurrë. Ftoj zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimet e tyre, sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Ju grantoj se do vazhdoj i palëkundur misionin tim së bashku me ju për të përmbysur narko-shtetin në Shqipëri, për të rikthyer në pushtet PD-në, si parti e vlerave të lirisë.”- tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME