Categories Lajme

Berisha kundër vettingut në politikë, i përgjigjet Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke ju përgjigjur deklaratave të ish-kreut të PD-së Sali Berisha i cili është kundër vettingut politik të propozuar nga Basha, tha se kjo ëhstë një nismë e propozuar një vitin 2018. Basha shtoi se madje edhe vetë Sali Berisha e ka firmosur dhe të gjitha ndryshimet janë në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

‘Nisma jonë nuk është e javës së kaluar është e vitrit 2018. Në 2018 i gjithë grupi parlamentar i PD dhe e gjithë opozita kërkoi vettingun e politikanëve depozitoi edhe me firmën e Sali Berishës. Pas kësaj Edi Rama kërkoi dërgimin në Komisionin e Venecias, pranuan dhe Venecia solli një përgjigje që e përligjte. Kemi marrë të njëjtin propozim dhe kemi reflektuar kërkesat e Venecias.

I qëndroj firmës sime të shtator të 2018. Nëse dikush ka ndryshuar mendim kjo është çështje tjetër. Unë nuk bëj gjë tjetër por konfirmoj atë që kemi kërkuar në 2018 të plotësuar me të gjitha aspektet e propozuar nga Venecia. Nuk ka asnjë tërheqje, nga kjo. Ky është në akt që kërkon një masë të plotë sinqeriteti. Kam kërkuar që vettingu të fillojë nga unë. Që të ketë besueshmëri nuk duhet dhe nuk mund të përjashtojë askënd. Dhe nuk mund të kryhet me forma dhe mënyra që shkatërrojnë besimit tek vettingu. Nuk kemi frikë. Mirëkuptoj frikën e kundërshtarit politik apo shqetësimet që mund të ketë.’- tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME