Lajme

Berisha me mijëra mbështetës në stadium, Basha në seli, reagon për herë të parë Edi Rama: Në majat e dëshpërimit…

Ditën e sotme, po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku janë prezentë mbi 4900 delegatë, të cilët po votojnë për shkarkimin e Lulzim Bashës,  Nga ana tjetër, Basha ka mbajtur një koktejl në korridorin e partisë dhe më pas u ka mbajtur një fjalim në shkallë e PD, disa mbështetësve të tij.

Në këtë ditë të ngarkuar me emocione, ka reaguar për herë të parë kryeministri Edi Rama. Edhe pse jo drejtpërdrejt lidhur me Kuvendin e PD, Rama poston “thënien e ditës” nga Emil Cioran, e cila duket indirekt një mesazh për Sali Berishën.

Ja postimi i Ramës:  “THËNIE E DITËS
Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë. Emil Cioran”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: