Categories Lajme

Berisha merr pjesë në forumin Global të IX në Baku: Mundësi e veçantë për të paraqitur qëndrimet e Partisë Demokratike

Kryetari i PD, Sali Berisha, ndodhet në Baku të Azerbajxhanit këtë të enjte, ku është i ftuar në Forumin Gobal të IX në Baku. Ish-kryeministri shprehet se është ftuar nga bordi drejtues i forumit.

Sipas Berishës, ky forum është një mundësi e veçantë për të shprehur qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Europë.  Në këtë forum marrin pjesë dhjetëra presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm dhe qindra personalitete politike.

“Ju përshëndes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global të IX për të marrë pjesë në punimet e këtij Forumi i cili këtë vit ka si axhendë: ‘Sfidat e rendit botëror’ . Forumi organizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”. Në punimet e Forumit marrin pjesë dhjetëra Presidentë, kryeministra, ministra të jashtëm dhe qindra personalitete politike nga Europa dhe të gjithë kontinentet e tjerë.

Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev. Ky forum është një mundësi e veçantë për t’u paraqitur miqve të mi, personaliteteve te pranishëm, publikut, dhe mediave qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Europë”, shkruan Berisha./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME