
Ish-kryeministri Sali Berisha nga stadiumi “Air Albania” në çelje të fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i çoi një mesazh Ramës dhe Rilindjes, duke thënë se besa e prerë dhe vota e prekur nuk do e sjellin ndryshimin.
Mes të tjerash Berisha tha se Ramën e pret fati i McGonigal, duke nënkuptuar arrestimin e tij.
“Të dashur demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë, PDK, PBDNJ-së, të dashur qytetarë, i nderuar zoti Meta, ju përshëndes për pjesëmarrjen. Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliajn dhe lolot e tjera në vend. Ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk patën mundësi që të mbajnë fjalën, por në mendje më vinin, meqenëse jemi në studim, ata kamipionë që kisha parë në këtë stadium. Edhe ju sot jemi kampionë të lirisë. Veliaj është tmerruar.
Një dyshe famëzezë që ditën zihen me njëri-tjetrin dhe natën me lopata i bëjnë gropën njëri-tjetrit. Rama ndihet tmerrësisht i tmerruar, sepse e di që ju jen misionarë të ndryshimit. Është i tmerruar nga 14 maj, sepse e di se do të humbasë në mënyrë të turpshme. Është i tmerruar nga përgjegjësia që do të mbajë për fatkeqësisht që do të sjellë. Atë e pret në mënyrë të pashmangshme fati i mikut të tij, tradhtarit të popullit amerikan, McGonigal.
S’ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësin dhe mos të dënojë ryshfet dhënësin. S’të shpëton dot as Sorosi, asnjë manovër. Je krejtësisht i pashpresë. Ramës dhe Rilindjes do t’i them dy fjalë; Jemi shqiptarë ne o budallenj. Besa e prerë dhe vota e prekur s’e sjellin ndryshimin. Ne do të fitojmë.”, tha Berisha.