Lajme

Berisha në Vlorë, shpreh para demokratëve dëshirën që ka për vitin tjetër: Të ketë zhvillime të tilla…

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Vlorës ku do të mbajë një takim me simpatizantët e PD në 31 vjetorin e krijimit të kësaj force politike në këtë qark.

Berisha para se të hynte brenda sallës, uroi të gjithë demokratët vlonjatë dhe të gjithë shqiptarët që viti i ardhshëm të jetë i mbushur me zhvillime të tilla ashtu si ky fundvit. Duke nënkuptuar kështu zhvillimet e fundit politike brenda partisë Demokratike.

Berisha: Ne kemi simbolet tona flamurin kombëtar, flamurin e PD edhe dy gishtat lartë me besimin tonë tek fitorja. Meqenëse jeni këtu shpresoj edhe media locale, ju uroj demokratëve të Vlorës kudo që janë gëzuar festat e fundvitit me besimin më të madh se vitin që vjen do të ketë zhvillime të mbara si në këtë fundvit.

Uroj që viti tjetër që po vjen të jetë i mbushur me zhvillimet në lartësinë e idealeve të shqiptarëve.

Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me simpatizantët e PD në Dibër në kuadër të 31 vjetorit të krijimit të kësaj force politike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: