Categories Lajme

Berisha njofton takimin në Qytet Studenti: Me protagonistët e Dhjetorit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme, më 8 Dhjetor në ditën e Rinisë, do të zhvillohet një takim dhe do të mbahen homazhë në tek shtatorja e Azem Hajdarit në Qytetin Studenti.  Ai shkruan se në takim do të jenë protagonistët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe studentë të brezit 2021. 

 Ky takim do të mbahet në kuadër të Ditës së Rinisë, ku një grup studentësh dhe pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën pluralizimin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë. “Të mërkurën, dt. 8 Dhjetor, në ora 12:00, në Qytet Studenti, do të zhvillohet takimi dhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Të pranishëm do të jenë protagonistët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe studentë të brezit 2021!”, shkruan Berisha në Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME