Categories Lajme

Berisha pas homazheve të Nishanit: Përjetësisht i gjallë, me të më lidhi jo vetëm bashkëpunimi por…

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh me fjalët më të ndjera dhe sot pas homazheve në nder të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani.

Berisha tha se familja e tij, miqtë, të afërmit dhe të gjithë qytetarët shqiptarë kanë humbur një njeri që i shërbeu shoqërisë dhe qëndroi me dinjitet në insituticonin e presidencës.

Ai tha se Nishani ishte jo vetëm një bashkëpunëtor i ngushtë prej dekadash por edhe një mik i çmuar.

BerishaIsha për të shprehur nderimin tim më të madh, dhimbjen për të ndarë me Rodetën, Ersin dhe Fjonën zinë e kësaj gjëje të madhe që u ka rënë, miqve, të afërmve dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të cilët kanë parë te Bujar Nishani një njeri shembullor. Prind i shkëlqyer, bashkëshort fisnik! Shteti shqiptar, një nga shtetarët më dinjitozë në historinë e tij, një nga shërbëtorët më të përkushtuar ndaj shoqërisë.

Nishani në dekada ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të ccmuar, më të cilin më lidhi jo vetëm bashkëpunimi por edhe një miqësi e përsosur, një miqësi që nuk njohu asnjëherë rënieje, përkundrazi gjithnjë në forcim.

Kujtimet për Bujar Nishanin janë të shumta dhe ai sot fizikisht nuk është më mes nesh por shpirtërisht ai është përjetësisht i gjallë, në memorien time dhe të gjithë atyre që patën fatin e madh ta njohin si mik.

Ndaj dhe duke ndarë sot zinë me familjen e të afërmit, shpreh ngushëllimet e mia atyre dhe shqiptarëve që humbën sot ish-kreun e shtetit që i dha në detyrë dinjitet të madh institucionit të presidencës. I paharruar dhe i përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME