Categories Lajme

Berisha publikon videon me betimin solemn para demokratëve për të treguar që nuk ikën nga PD

“Lufta” mes ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe SHBA-ve po bëhet gjithmonë dhe më e “zjarrtë” pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila në fjalën e saj la të nënkuptohej se kërkoi nga kryedemokrati Basha që ta largonte ish-kryeministrin nga grupi parlamentar në legjislaturën e re në shtator. Por Berisha iu përgjigj menjëherë ambasadores Kim, duke i kërkuar që të kërkonte falje para demokratëve për deklaratën e saj, teksa shtoi se do të vijonte misionin e tij në parlament pasi mandatin ia kishin dhënë qytetarët.

Ditën e sotme Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale nga betimi i tij solemn para demokratëve, duke treguar që nuk do të shkëputet nga Partia Demokratike, pavarësisht kërkesës së ambasadores. “1000 të mbeten, do të mbetem njëri prej jush. Sikur 100 të mbeten, do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbetet, do jem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike! Zoti i bekoftë demokratët”, dëgjohet të thotë Berisha në video.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME