Lajme

Berisha uron besimtarët katolikë për Pashkët: T’i lutemi Zotit që të bekojë Shqipërinë, për rivendosjen e pluralizmit

Sali Berisha, ka postuar në profiling e tij të Facebook një urim për besimtarët katolik dhe të gjithë ata që festojnë Pashkët. Një ditë e besimit të madh te Zoti dhe mirësia e tij, shprehet Berisha për këtë ditë. Sakaq, thotë se kjo ditë e ka gjetur Shqipërinë para një zgjedhje historike siç është ajo e datës 14 maj, kur bëhet gara për bashkitë. Kryedemokrati fton të bëhet lutje në Zot, për t’u rikthyer pluralizmi në Shqipëri.

Berisha: Gëzuar Pashkët!

Të dashur miq, sonte besimtarët katolik shqiptar dhe të të gjithë botës festojnë Pashkën, ditën e ringjalljes të Krishtit Mbret.

Pashka, dita e ringjalljes së Hyijt është për çdo njeri, për të gjithë besimtarët, ditë e besimit të madh tek Zoti, te mirësia dhe gjithëfuqia e tij.

Vetishëm Pashka është ditë e shpresës së pashuar, e frymëzimit të njeriut nga vlerat hyjnore dhe njerëzore dhe një e ardhme më e mirë.

Kjo ditë e bekuar i ka gjetur kësaj rradhe Shqipërinë, besimtarët katolik dhe miqtë e tyre të besimeve të tjera para një zgjedhje historike me datën 14 maj.

Duke ju uruar të gjithë besimtarëve katatolik këtë ditë të shenjtë, ju ftoj të dashur miq t’i lutemi ne Zotit që të bekojë Shqipërinë, shqiptarët kudo që janë dhe votën e tyre për rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri.
Pashkën tjetër më mirë ta festojmë! Gëzuar!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close