Lajme

Berishën e kapin “ethet” e Big Brother: Falenderoj Luiz Ejllin për dollinë që ngriti për mua!

“Etheve” të programit televiziv “Big Brother”, nuk i ka shpëtuar as kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjatë emisionit “Task Force” të Sonila Meços, Berisha ka falenderuar Luiz Ejllin, këngëtarin nga Shkodra që merr pjesë në këtë format televiziv si konkurent, për dollinë që ka ngritur për doktorin!

“Eshtë një demokrat i njohur në të gjitha qëndrimet e tij, me një energji të pashtershme siç e dëshmon. Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publiket në fushën e tij të showbiz. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjithmonë artistët janë kampionë në mediat sociale. E falenderoj shumë për dollinë”, tha Berisha për Ejllin.

Big Brother ka mbërthyer pas ekranit një pjesë të madhe të shqiptarëve. Me sa duket edhe politikanët po përpiqen të marrin vëmendje duke përdorur konkurentë të këtij programi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close