fbpx
Lajme

BERLIN – Merkel: Guxim përballë covid si gjatë rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje sot gjermanëve të tregojnë të njëjtin guxim përballë pandemisë së COVID-19 si gjatë rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore, me rastin e 30-vjetorit të ribashkimit. “E dimë që sot duhet edhe një herë të kemi guximin të ndërmarrim shtigje të reja për shkak të pandemisë së COVID-19”, tha udhëheqësja konservatore në Potsdam, ku u organizuan ceremonitë

“U desh shumë guxim për njerëzit në ish-Gjermaninë Lindore të dilnin në rrugë dhe të nisnin revolucionin paqësor në vjeshtën e 1989-s”, shtoi ajo. Më pak se një vit pas rënies së Murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989, Gjermania u ribashkua sërish si 30 vjet më parë. Data 3 tetor është festa kombëtare e Gjermanisë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button