fbpx
Lajme

Besa Foundation e.V. në Gjermani, interes për investime në Vlorë

Krijimi i urave të komunikimit, është hapi i parë drejt zhvillimit të përbashkët ekonomik me Besa Foundation e.V. në Gjermani. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj shprehet se, “Ilir Seferi, përfaqësues i Besa Foundation e.V. në Gjermani, po sheh mundësitë e investimeve në Vlorën e transformuar”. Fondacioni Besa me qendër në Bavari të Gjermanisë ka në vetvete 149 firma shqiptare dhe rreth 3 mijë të punësuar.

“Sot ndodhemi në Shqipëri, për një vizitë pune për të parë mundësinë e investimeve dhe jemi të impresionuar me ndryshimin epokal që ka ndodhur, sidomos këtu në Vlorë. Po shohim mundësinë të sjellim investime kapitale që do të shërbejnë jo vetëm njerëzve dhe vendit këtu por edhe turistëve gjermanë, bavarez që do të vijnë në Vlorë”, – tha Seferi. Sipas tij, interesi i kompanisë tonë, është që të kemi një situatë win-win, që të gjithë bizneset të fitojnë.

“Sot kemi filluar me projekte konkrete dhe në vijim do të detajojmë planin e zhvillimit që është në interes të kompanive tona të evoluojmë tregun në juglindje të Europës, sidomos në Shqipëri”, – u shpreh sipërmarrësi Seferi, ndërsa theksoi se, “bashkëpunimi është në interes edhe të Shqipërisë dhe produkteve shqiptare, për një qasje më të madhe në BE, praktikisht atje ku Fondacioni Besa, prej 30 vitesh e ka tregun dhe do ta shndërrojë sipas kërkesë së ministres Denaj në dispozicion të prodhimeve shqiptare”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button