Lajme

Besimtarët musliman falën namazin në Vlorë, Gëzuar Fitër Bajramin

Pas një muaji agjërim e lutje, besimtarët musliman ne Vlore kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit.

Falja eshte mbajtur në ambjentet e jashtme te xhamise se plumbit ne Vlore Ceremonia eshte drejtuar nga Imami i xhamisë, Armando Asllani ndersa ne fund besimtarët kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë.

Këtë vitë falja e madhe e Fiter Bajramit, në krahasim nga ajo e vitit të kaluar, na gjenë të çliruar nga pandemia, me shpresë dhe në prag të një sezoni turistik të mrekullueshëm.

Një apo disa dëshira nga viti kaluar tashmë janë plotësuar, kështu që nuk ka arsye përse mos të besuar në Zot, për mos të besuar se do bëhet më mirë. Gëzuar Fiter Bajramin të gjithëve, Zoti ju sjelltë veç lumturi, sukses dhe gëzim ! VloraNews ju uron gjithë besimtarët Gëzuar Fiter Bajramin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: