Categories Lajme

Besimtarët ortodoksë shënojnë Ditën e Ujit të Bekuar

Të gjithë besimtarët ortodoksë në mbarë vendin, sot në 6 janar kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar. Kjo festë e madhe festohet çdo vit, duke mbledhur qindra dhe mijëra besimtarë të krishterë. Dita e Ujit të Bekuar festohet me hedhjen e kryqit në ujë. Në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujërave, që përkujton sipas kalendarit ortodoks pagëzimin e Krishtit në ujërat e lumit Jordan ndërsa në Elbasan kryqi u kap për herë të parë nga një 19-vjeçar.

Dita e ujit të bekuar është shënuar edhe në qytetin e Elbasanit, ku kryqi u nxorr nga një 19-vjeçar. Ceremonia u zhvillua edhe në Berat, ndërsa në Korçë, pas ritualit të celebrimit të meshës për të gjithë besimtarët në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, qytetarët korçarë i janë drejtuar shatërvanit tek lulishtja”Vangjush Mio”ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë. Sipas Biblës dita e ujit të bekuar, përkon me parathënien e 3 personave që panë në qiellin e Bethelemit në Jeruzalem yllin, i cili paralajmëronte lindjen e Jezu Krishtit.

Të tre dijetarët kishin ardhur nga vende të ndryshme për të parë lindjen e Krishtit dhe për t’i dedikuar atij dhurata të ndryshme. Duke u nisur nga ky fakt, kjo ditë njihet si dita e bekimit nga Zoti, të ujërave të të gjithë botës. Ajo çka e bën të veçantë është rituali i hedhjes së kryqit në ujë, kryesisht në det, lumë, liqen. Ashtu si ndodh në shumë vende të botës, edhe në Shqipëri ky ritual kremtohet prej vitesh në qytete si Berati, Gjirokastra, Durrësi, Fieri, Lushnja e Korça e Vlora . Të rinjtë janë ata që bëhen pjesë e këtij riti, pasi çdo vit duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta të janarit, janë hedhur në ujë për të kapur kryqin. z.tosku/j.p/
Hedhja e kryqit ne Berat ,kryqin e kapi 42 vjecari Fredi Xhimitiku nga Beratin Kryqi u hodh ne lumin Osum mbi uren e GoricesKryqi u hodh nga hiresia e tij Johan Qako

Klodjan Shani ,ka qënë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujrat e ftohta të detit.Ceremonia e startuar me ritualin fetar të kësaj dite të shenjtë dhe përfunduar me hedhjen e kryqit në det,ndërsa nuk ka munguar urimi edhe nga prifti i kishës së “Shën Theodorit në Vlorë, At Konstandin Prifti i cili ju ka bërë thirrje besimtarve për të qënë më të shumtë në numër në ceremoni të tilla.Mjaft i lumtur është shprehur edhe personi që kapi kryqin, Klodjan Shani ,për të cilin është hera e parë dhe ja dedikon të gjithë besimtarëve Orthodosk të cilët festojnë këtë ditë të shenjtë.

Një ditë e veçantë për të gjithë besimtarët e krishterë në Vlorë, Epifania, dita e ujit të bekuar, një ceremoni e ndjekur nga dhjetra besimtarë dhe qytetarë vlonjate. Ka startuar pranë kidhes ortodokse “Shën Theodori” në Vlorë, me meshën e organizuar për të përfunduar pikërisht me hedhjen e kryqit ne det.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E kishin kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet 23-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kishin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët në Maqedoninë e Veriut zgjedhin presidentin

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen të mërkurën zgjedhje presidenciale. Votuesit në zgjedhjet e së mërkurës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Një burrë më preku nga mbrapa dhe…”, Xhunga tregon ngjarjen e rëndë në autobus dhe ka një mesazh

Gazetarja Rudina Xhunga, e ftuar në “Albana Osmani Show”, rrëfeu një histori që i ka…

LEXO ME SHUME