Lajme

“Besmirin e nxorra unë në pritë” i penduari dorëzohet para SPAK: Talo Çela e qëlloi për 3 minuta

“Besmir Haxhinë e nxora unë në pritë. I telefonova dhe i thashë hajde të të jap lekët e borxhit. E lamë të shiheshim te tregu i makinave. Kur pashë makinën e tij e parakalova. Atë moment Talo Çela dhe Nuredin Dumani, q ëlluan me b reshëri. S ulmi zgjati 3 minuta.

Ne nuk e dinim që në makinë me të ishte edhe vëllai tjetër Viktori. Për v rasjen e Dorian Shkozës, dua të them se Talon e informoja unë për lëvizjet e tij. V rasjen e Dorianit mendoj e ka bërë Besmir Haxhia dhe Talo, nisur nga karakteristikat trupore. Shofer s’e di kush ka qenë”.

Sipas kësaj dëshmie të penduarit Klevis Alla, SPAK përfundoi h etimet dhe ngriti a kuza për të shumëkërkuarit Talo Çela dhe Nuredin Dumani si dhe Altin Ndocit, të marrë të pandehur për v rasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në prill të 2020-ës si dhe të Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë në mars të të njëjtit vit, raporton News 24.

Mbi ta rëndojnë akuzat e v rasjes në rrethana cilësuese, pjesëmarrje në grup të strukturuar k riminal, dhe a rmëmbajtje pa leje.

Klevis Alla, i penduar tashmë shpjegon se ishte Nuredin Dumani ai që i dërgoi foton e Besmir Haxhisë dhe i tha se do ta vriste.

Ai thotë se automjetin që përdorën në vrasje e bleu dhe Nuredini në zonën e Astirit, ndërsa i kishin premtuar 10 mijë euro që të kishte rolin e shoferit në vrasje, por kur ai refuzoi e morën nën kërcënim. Para hetuesve ai tregon edhe takimin me ekzekutorët te tuneli në Shënavlash, pak minuta para se të qëllonin për vdekje dy vëllezërit, tha gazetarja Klodiana Lala.

“Kur mbërrita te tuneli në Shënavlash, aty ishte Talo Çela, Altin Ndoci  e Nuredini. Talo kishte maskë me fytyrë njeriu. Nuredini kapuc si RENEA, xhup pa krahë me mbishkrimin OFL.

Ata zbritën nga makina e tyre dhe morën 3 armë në bagazh. Unë shkova deri aty t’ju dërgoja makinën. Por Talo me kërcënoi: Ma ke thënë, ti do vish me se s’bën dhe me ka kërcënuar. Hipa në Toyotan me targa AA 375 XN. Të tre u futën në automjet.

Unë telefonova Besmir Haxhinë dhe lashë takimin. Armët i hodha në kanalin përballë xhamisë me dy minaret. Makinën e lashë te varrezat në Arapaj. Të nesërmen kam shkuar me biçikletë te makina dhe kam mbledhur gëzhojat dhe i futa në një qese, të cilën e hodha në një rezervuar”.

Klevis Alla tregon edhe motivin e vrasjes së dy vëllezërve si dhe miqve të tyre.

“Pas ngjarjes në Rinas, filloi përçarja e grupit të Talo Çelës, Dorian Shkozës, Altin Ndocit e Besmir Haxhisë. Përçarja filloi pasi hyri në lojë lekë i madh nga vjedhja e Rinasit”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: