Monstra” prej betoni disa katëshe janë duke u ngritur në një prej plazheve më të bukura të bregdetit shqiptar. Ky që shikoni në foto është plazhi i Drimadhes. Një ndërtesë gjigante prej betoni është duke u ngritur vetëm pak metra larg detit. Deri tani janë hedhur katër kate, ndërsa relievi natyror i këtij gjiri ka pësuar një transformim të shëmtuar.
Në disa pjesë të tjera kodra është gërmuar, ndërsa pallatet shkojnë pesë kate të larta apo edhe më shumë. Mesa duket edhe këtë pjesë dikur të virgjër të natyrës, e pret fat i njëjtë me qytete si Saranda apo Vlora. Kjo është pamja që të ofron sot bregdeti i Jugut:NEWSBOMB