Categories Lajme

Biarritz hap dyert e blinduar për liderët e 7 vendeve më të fuqishme në botë

Biarritz në Francë, ka hapur sot dyert e blinduar për liderët e 7 vendeve më të fuqishme në botë.

Në samitin e G7-ës, marrin pjesë Presidenti amerikan Donald Trump, Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Macron, Kryeministri kanadez Trudeau, Kryeministri Italian Conte, Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Kryeministri japonez Shinzo Abe.

Në tryezën e bisedimeve të samitit do të jenë tema të mprehta si pabarazitë sociale, klima, zjarret në Amazon apo dhe ato me potencial konflikti, si konflikti tregtar mes SHBA e Kinës, marrëdhënia me Iranin dhe bashkëpunimi me Rusinë, për të cilat, Presidenti amerikan Trump ka qëndrime ekstremisht të kundërta me BE.

Para samitit, Presidenti Macron tha se në samit do të flitej fillimisht në mënyrë jozyrtare për temat e rëndësishme, për të parë mundësinë e një deklarate të përbashkët ditën e diel, në mbyllje të samitit.

Në samit priten edhe takime bilaterale të presidentit Trump me kancelaren Merkel, me mikpritësin Emmanuel Macron dhe me kryeministrin britanik Boris Johnson, me të cilin Trump mund të firmosë një marrëveshje ambicioze të tregtisë së lirë.

Liderët e G7, të impenjuar rreth tryezës së bisedimeve, nuk kanë mundur të dëgjojnë nga Urrugne, 25 km larg nga Biarritz,  thirrjet e grupimeve antiglobaliste ndaj të cilëve, policia franceze përdori gaz lotsjellës.

Ndërsa është pezulluar transporti hekurudhor dhe ai ajror, 13,200 policë dhe xhandarë, të mbështetur nga forcat ushtarake, janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e samitit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME