Categories Lajme

Biberaj drejtuar Ramës: Me zgjerimin 12 milje, kufiri grek do të vijë deri te zyra jote elektorale në Vlorë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, e konsideron kryeministrin Edi Rama i cili njëherësh është dhe Ministër i Jashtëm, amator në diplomaci.

Shkas mori nga deklarata e tij në mbështetje të homologut grek, ku deklaroi se Greqia është në të drejtën e saj për zgjerimin me 12 milje të ujërave të saj territorialë. Me këtë teori, paralajmëron Biberaj Ramën, kufiri grek do të shkojë deri në shtëpinë e prindërve të tij në Vuno apo zyrën elektorale të tij në Vlorë.

Biberaj: Ai dha një deklaratë shumë negative, ku i jepte të drejtë kryeministrit të Greqisë duke thënë se pretendimi i tij për 12 milje është i drejtë. Nuk është aspak i drejtë. Është pretendim teorik që mund të zbatohet kur ka hapësira dhe mundësi.

Nëse do të zbatohet 12 milje jam i bindur që kufiri i Greqisë do të vijë dhe në shtëpinë e zotit Rama, të prindërve të tij në Vuno, edhe në zyrën e tij elektorale në Vlorë, do të vijë edhe në zyrën e elektorale në Durrës nëse do të bëjë fushatë. Në rastin më të mirë është i papërgjegjshëm, është profan në diplomaci, nuk njeh të drejtat ndërkombëtare. Deri më tani nga Greqia është bërë e ditur se së shpejti në Tiranë do të mbërrijë Ministri i Jashtëm i cili do të diskutojë më palën shqiptare për rinisjen e negociatave për kufirin detar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME