Categories Lajme

Biden kërkon falje për ushtarët që flenë në garazhin e makinave, Zonja e Parë u jep biskota

Presidenti Joe Biden ka kërkuar falje pasi disa ushtarë të Gardës Kombëtare të vendosur në Capitol të SHBA janë fotografuar duke fjetur në një garazh makinash. Më shumë se 25,000 trupa u vendosën në Uashington DC për inaugurimin e tij pas d hunës në fillim të këtij muaji, shkruan abcnews.al.

Pamjet u përhapën të enjten dhe ata shihen teksa janë të detyruar të pushojnë në një garazh parkimi aty pranë pasi ligjvënësit u kthyen. Kushtet ndezën zemërim midis politikanëve dhe disa guvernatorë të shteteve.  Biden thirri shefin e Byrosë Kombëtare të Gardës të premten për të kërkuar falje dhe për të pyetur se çfarë mund të bëhet, sipas raporteve të mediave amerikane.

Zonja e Parë Jill Biden vizitoi gjithashtu disa nga trupat për t’i falënderuar ata personalisht, dhe u dha biskota nga Shtëpia e Bardhë si një dhuratë. “Thjesht doja të vija sot për t’ju thënë faleminderit të gjithëve që më mbajtët të sigurt mua dhe familjen time,” tha ajo.

Fotografitë që tregonin qindra trupa në një garazh parkimi u bënë virale të enjten dhe shkaktuan zemërim. Imazhet kanë shkaktuar gjithashtu frikë për përhapjen e koronavirusit midis Gardës Kombëtare. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME