
Ajo që po ndodh me çmimin e naftës në Shqipëri është vërtetë paradoks, pasi në vendin tonë çmimi rritet ndërsa në bursë po ulet.
Është gazetari Dritan Kaba, i cili ka denoncuar abuzimin me çmimin e naftës në Shqipëri.
Ja postimi i Kabës:
BIE ÇMIMI I NAFTES NE BURSE, RRITET NE SHQIPERI NGA TAKSAT E RILINDJES!
Ne bote çmimi i naftes bie ne 50 dollare per fuçi, nga 82 qe ishte.
Ne Shqiperi fatkeqesisht vetem rritet nga taksat e Rilindjes.
Parate i mbledhin nga qytetaret per te shperblyer oligarket.
Per PPP vrastare dhe korruptive. Rruget e dhena me koncension ku vlera e ndertimit te tyre shkon deri ne 5 here me shtrenjte se normalisht.
Per demshperblimet e kontratave korruptive si ai i Check up, per te demshperblyer kontraten e rruges se Kombit. Per te paguar interesat e koncensionareve te babezitur.
Per te paguar nje projekt si ai i Unazes se Re, 40 milion euro, ku me lire i bie ta shtrosh me ar se me asfalt. Dhe per qytetaret e pronat e tyre nuk ka demshperblim!
Ky eshte realiteti qe ofron Rilindja!