Lajme

Bie në kontakt me energjinë elektrike humb jetën i mituri në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babullush të Vaut të Dejës, pasi një i mitur ka humbur jetën. Sipas informacionit të policisë, dyshohet se 14-vjeçari E.A ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe ka ndërruar jetën.

Njoftimi: Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close