Categories Lajme

Bie nga kati i dytë i banesës, humb jetën në Korçë

Një burrë, i cili ishte duke lyer me bojë nga jashtë banesën e tij ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Trekëndëshi”, në Korçë.

Viktima, Hajret Shkëmbi, 68 vjeç, me profesion bojaxhi ka humbur ekuilibrin ndërsa qëndronte lartë në skelë dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Punëtori është rrëzuar nga skela, pasi ka humbur ekuilibrin, ndërsa ka gjetur vdekjen si pasojë e dëmtimeve të shumta. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe policia, e cila njofton: “Më datë 02.06.2021, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 3, Korçë, shtetasi A. Sh., 68 vjeç, duke lyer në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht i ka rrëshqitur shkalla, është rrëzuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen”. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME