Lajme

Bie nga lartësia 54-vjeçarja në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Një grua e moshës 54-vjeçare ka rënë nga lartësia e një pallati në rrugën Sinan Tafaj në kryeqytet. Nga informacionet paraprake mësohet se gruaja është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte ngjitur për të rregulluar depozitën në tarracën e pallatit ku banonte. Gruaja po transportohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor dhe policia  ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close