Lajme

Bie nga lartësia e banesës ku po punonte, dërgohet në spital 50-vjeçari

Rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Valiasit, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës ku po punonte, 50-vjeçari K. B.

Policia njofton se punëtori ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak, Me datë 02.05.2021, rreth orës 09:15, në Valias, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së shtetasit H. H ku po punonte shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: