Gjatë mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 4 në Durrës, 53-vjeçari Sh.D ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese. Aktualisht ai ndodhet në spital, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Categories
Lajme