Lajme

Bie nga ndërtesa shumëkatëshe në Teheran, ndërron jetë sekretarja e parë e Ambasadës Zvicerane

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Iran. Një anëtare e lartë e stafit në ambasadën zvicerane në Teheran, ka ndërruar jetë pasi ra nga ndërtesa shumë katëshe ku jetonte. Një zëdhënës i urgjencës tha se gruaja 51-vjeçare ishte sekretare e parë në ambasadë, megjithatë nuk e bëri të ditur emrin e saj.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Ministria e Jashtme zvicerane, e cila konfirmoi se punonjësja e tyre ka ndërruar jetë në një incident. “Departamenti Federal i Punëve të Jashtme dhe kryetari i tij Këshilltari Federal, Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella drejt familjes”, tha një zëdhënës Ministria shtoi ndër të tjera, se orët e fundit është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të ndjerës dhe autoritetet iraniane.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: