Policia e Skraparit ka proceduar penalisht një 59 vjeçar inxhinier minierash, pasi për shkak të një aksidenti në punë i ka humbur jetën një 45 vjeçar.
Sipas njoftimit mësohet se është proceduar penalisht shtetasi J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash). Ngjarja ka ndodhur në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në karrierën e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, ku gjatë punës ka rrëshkitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën punëtori 45 vjeçar.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi proçedimi penal për shtetasin J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash), pasi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në karrierën e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, gjatë punës ka rreshkitur një masivë guri, për pasojë ka humbur jetën shtetasi S.P., 45 vjeç, banues në Çorovodë”, thuhet në njoftimin e policisë.