Lajme

Bie zjarr tek ish-kabinat e plazhit në Durrës

Tek ish-kabinat e plazhit në zonën e Ilirias në Durrës ka rënë zjarr. Bëhet e ditur se flakët janë shfaqur rreth orës 15:45 në kabinën e shtetasit me iniciale D.H.

Më pas, flakët janë përhapur me shpejtësi edhe në kabina të  tjera të pabanueshme. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale në dy kabina të banueshme. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimi zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë dhe është bërë e mundur fikja e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: