Tek Piramida në Tiranë njoftohet të ketë rënë zjarr. Flakët kanë nisur rreth orës 18:15 ndërsa, për pasojë ka vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Njoftimi Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.