Categories Lajme

Bilali, thirrje shkodranëve: Çohuni një herë të vetme, Edi Rama i vetmi që mund të bëjë për Shkodrën

Maela Marini/ Edona Bilali, e para në listën e Partisë Socialiste në Shkodër, u bëri thirrje shkodranëve të çohen një herë të vetme dhe t’ia japin votën Edi Ramës me kërkesë llogarie mbrapa.

“Ti s’bën, ai nuk bën… Po kush bën? Ka vetëm një njeri që mund të bëjë për Shkodrën dhe ai është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, tha Bilali në një takim elektoral në Shkodër, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Rama.

Bilali i drejtoi një mesazh të gjithë atyre që e shohin zi politikën.

“Politika nuk është zi. Kur Kryeministri më ftoi të kryesoja listën isha në udhëkryq, sepse vetë isha si njëri prej tyre, ankohesha pafund edhe për qeverinë Rama dhe për tërë politikën në përgjithësi. Por, në atë moment kisha dy zgjedhje, ose të vazhdoja të ankohesha dhe të mos bëja kurrgjë, ose të vihesha në dispozicion dhe të provoja të bëja një ndryshim. Zgjodha të bëja këtë të dytën, me u vu në dispozicion për qytetin tim të zemrës Shkodrën”, tha ajo.

Por, vijoi Bilali e di shumë mirë që unë vetëm nuk mund t’ia dal, as Kryeministri vetëm. “Ne mund t’ia dalim vetëm në një formë, vetëm nëse bëhemi të tërë bashkë për Shkodrën apo për Shqipërinë. Më pyetën njerëzit, Edona a je ti? Se e dinin që Edona nuk kishte lidhje. Isha shumë mirë dhe shumë rehat në profesionin tim. Telefonatat e njerëzve më të afërt më pyetën ‘ç’pate, ti ishe rehat’. Dhe isha rehat. Por a jam unë rehat kur qyteti që dua me gjithë zemër e me gjithë shprit është siç është sot, i mbuluar nga një re gri si elektorati që e sheh veten gri mbi politikën? E vetmja gjë që e ka zbardh Shkodrën është ajo Shiroka që është rrezja e shpresës për Shkodrën dhe që sot është nominuar për çmimin më prestigjoz të arkitekturës në Europë, siç është nominuar edhe lungomare në Vlorë, apo siç ka fituar dhe sheshi në Tiranë”, tha ajo.

Bilali tha se e di se çfarë nuk do të bëjë në shtator. “Të jem një deputete që premton vende pune dhe që 5 familjeve me ua dit për nder për 4 vjet. Këtë nuk do ta bëj, por do trokas derë më derë në Austri, në Itali, ku të mundem që të sjellë kompanitë e huaja në Shkodër, që ato t’i hapin vendet e punës, jo deputeti”.

Për rininë, Bilali tha se, “nuk do t’i mbaj me birra me i pas afër vetes dhe me i depersonalizu, por do i rri mbas dere kryeministrit përditë, derisa Shkodra të ketë qendrën e vet të inovacionit dhe derisa çdo shkodrani t’i jepet mundësia për të qenë aty ku meriton, në majë”.

“Kryeministrin kemi arritur ta njohim 2 vitet e fundit. Vjet në mars për herë të parë kam pasur frikë për jetën e prindërve të mi, sepse e nesërmja ishte e pasigurt. E kam ndjekur si intelektuale aktualitetin e gjithë politikanëve të Europës dhe shikoja një kryeministër që u përul para gjithë botës për popullin e vet dhe sot ne jemi rast suksesi. A ka integrim më të mirë në Europë? Kërkojmë integrim. Një kryeministër që na garanton jetën, që falë tij sot ne arrijmë 500 mijë vaksina në maj dhe lufta e shekullit është e fituar”, tha ajo. /j.p/r.e/ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME