fbpx
Lajme

Bilanci: 3396 qytetarë të evakuuar në Tiranë, 810 banesa të pabanueshme

Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda në një dalje publike duke paraqitur bilancin e dëmeve të tërmetit bëri të ditur se pas Tiranës, bashkia e Durrësit ka miratuar bonusin e qirave për 660 familje. Sipas Vodës në Tiranë janë evakuuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.  Pas miratimit të bonusit të qirasë për 922 familje në Tiranë, Bashkia e Durrësit ka miratuar bonus për 660 familje e para të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Vlerat e pagesave do jenë në varësi të madhësisë së familjes, tipit të banesës dhe nivelit të çmimit mesatar në treg, ndërsa qytetarët duhet të dorëzojë pranë bashkisë disa dokumente.

Voda: Çdo familje që dëshiron të aplikojë për përfitimin e bonusit të qirasë duhet të dorëzojë pranë bashkisë vërtetimin nga njësia administrative apo lagjja që banesa rezulton e pabanueshme, akt konstatimin nga Instituti i Ndërtimit, certifikatën familjare dhe të dhënat e llogarisë bankare. Zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda në një dalje për mediat në bilancin paraprak të dëmeve në Qarkun e Tiranës, bëri të ditur se janë evakuuar nga banesa 3396 qytetarë, ndërsa janë shpallur të pabanueshme 810 banesa.

Voda: 1 qytetar ka humbur jetën, 44 qytetarë të dëmtuar, 3396 qytetarë të evakuuar. Voda tha se në Tiranë janë dëmtuar 32 shkolla, ndërsa është mbyllur dhe palestra e shkollës “Ismail Qemali” pasi janë strehuar 2 familje.

Voda: Janë verifikuar 20 kopshte, nga të cilat 4 janë jashtë përdorimit, 1 i dëmtuar rëndë dhe 4 të dëmtuar lehtë. Autoritetet njoftojnë se janë shpërndarë 29 çadra në njësitë administrative, ndërsa vijon monitorimi i cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e prekura dhe njësitë e akomodimit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button