Categories Lajme

Bill Gates: Kur përfundon pandemia e Covid

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates është shprehur se pandemia e koronavirusit do të marrë fund në vitin 2022.

Në një intervistë për “La Stampa”, Gates thekson se nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga autoritetet, numri i viktimave në SHBA, do të kthehet në nivelet e mëparshme.

Gjeniu i teknologjisë dhe presidenti i Fondacionit Gates thekson se “kemi disa vaksina premtuese dhe ato mund të licensohen për përdorim”, duke shtuar më pas: Unë pres që dy ose tre të tilla do të jenë të efektshme”.

Gates deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kontradiktore në lidhje me vaksinat.

“Për sa i përket kërkimeve ata dhanë më shumë para, se sa të gjitha shtetet e tjera së bashku”, ndërsa për prodhimin e vaksinave për vendet e varfra “ata nuk lëvizën”.

“Unë ende shpresoj që kjo administratë ose një tjetër që do të vijë t’i kushtojë rëndësi kësaj çështjeje”, tha Gates.

Gjatë intervistës së tij, ai sulmoi edhe Trump: “Administrata nuk bashkëpunon me OBSH-në. Nuk jam dakord, e konsideroj gabim”.

Themeluesi i Microsoft thekson me keqardhje se shumë nga deklaratat e Trump, kanë krijuar bindjen se është kundër suksesit të disa fazave eksperimentale të disa vaksinave.

“Kur të mbarojë pandemia, SHBA, duhet të realizojë një testim të plotë, për të kuptuar se si të përgatiten për pandemitë e ardhshme”, tha Gates.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME