Lajme

Bindja Demokratike beson se Reforma në Drejtësi është gur themeli për shtetin e të drejtës

Bindja Demokratike beson se Reforma në Drejtësi është gur themeli për shtetin e të drejtës. Ne e përkrahim fort atë, pavarësisht problematikave të vërejtura gjatë aplikimit të saj. Ne nxisim përmbylljen sa më të shpejtë të saj, si e vetmja mënyrë që kjo reformë të japë frytet e pritshme për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Në këtë kontekst, ne nxisim funksionalitetin e plotë të gjithë zinxhirit të institucioneve të reja, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe SPAK-u, së bashku me strukturat hetimore të saj, me qëllim që t’i jepet fund periudhës së pandëshkueshmërisë së funksionarëve politikë në Shqipëri.

Ne do të kërkojmë gjithashtu përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor, me qëllim shkëputjen lidhjeve të krimit me politikën. Ne do të synojmë miratimin e akteve ligjore, që detyrojnë partitë politike dhe institucionet e administratës publike të krijojnë struktura të brendshme për të vlerësuar integritetin në mënyrë të vazhdueshme. Këto struktura do të kenë për qëllim kontrollin e pastërtisë së figurës së funksionarëve publikë dhe parandalimin e praktikave korruptive apo atyre të marra nën ndikimin e interesave kriminale në këto institucione.

Bindja Demokratike do të angazhohet për ndryshimin e skemës për kthimin dhe kompensimin e pronave. Amendimi i menjëhershëm i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe futja e tij në hullitë kushtetuese është një detyrim, që tashmë rrjedh edhe nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

Duhet të ndryshojë skema ekzistuese e të kthimit dhe kompensimit të pronave me qëllim adoptimin e një shpërblimi të drejtë dhe të plotë të pronave të konfiskuara nga sistemi diktatorial. Parimi i drejtësisë dhe shpronësimit mbi bazën e një shpërblimi të drejtë, sanksionuar nga nenet 41/181 të Kushtetutës, nuk lejojnë në asnjë rast pakësimin e shpërblimit dhe të vlerës së pronës së kompensuar. Në këtë kuadër, ne do të kërkojmë rritjen e buxhetit të shtetit për procesin e kompensimit të pronave të konfiskuara dhe adoptimin e procedurave më efikase në funksion të kompensimit fizik. Voto nr 4 #  Voto Bindja Demokratike

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: