Lajme

“Bingo”, sekuestrohen mbi 120 mijë euro, procedohen dy shtetas të huaj

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet e në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si pasojë në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës, Morinës dhe Muriqanit janë sekuestruar 127.500 euro dhe 2 radio si ato të Policisë.

Blutë bëjnë me dije se kanë proceduar penalisht 2 shtetas të huaj dhe 1 shqiptar që nuk i deklaruan shumat monetare në kufi.

Policia njofton se:

Në Morinë janë sekuestruar 53.600 euro, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani.

Në Muriqan janë sekuestruar 40.000 euro, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia.

Në Kapshticë janë sekuestruar 33.900 euro, në dalje të Republikës së Shqipërisë, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan. Janë proceduar penalisht shtetasit D. D., C. B. dhe K. Xh., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: