Covid-19Lajme

Bino: Rikthehen masat, nëse shfaqet varianti indian dhe rriten shifrat

Alerti ndaj mutacionit “Delta”, pritet të na kthejë edhe në masa shtrënguese. Tanimë, kur të gjithë janë çliruar ndaj masave anti Covid dhe janë duke shijuar të shfrenuar atë çfarë ofron vera me plazhin dhe jetën e lokaleve, ku askush nuk ruan distancë apo maskë në ambiente të mbyllura, Komiteti Teknik i Ekspertëve është duke diskutuar në lidhje me alertin e Deltës, por dhe si do të vijohet me masat, pasi ky mutacion infekton mbi 40 % më shumë se varianti britanik.

E ndërsa autoritetet shëndetësore janë të shqetësuar, madje edhe vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron një situatë kritike, shkaktuar nga “Delta”, në Shqipëri ka rënie të numrit të personave për t’u vaksinuar.

Disa prej tyre thonë se kanë fituar imunitet pasi e kanë kaluar Covid-in. Por a duhet vaksinuar një person që është infektuar më parë?

Instituti i Shëndetësisë nuk mund të konfirmojë nëse mutacioni Delta ka hyrë në Shqipëri, por disa mostra të dyshuara janë nisur drejt laboratorit të referencës në Berlin për ta konfirmuar zyrtarisht.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: