Categories Covid-19, Lajme

BioNTech dhe Pfizer: Do të rrisim prodhimin e vaksinës ndaj Covidit, ja sa doza priten të dalin

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se do të rrisë prodhimin e vaksinës anti-COVID-19, për të kompensuar faktin se pak vaksina të tjera janë miratuar për përdorim. “Situata aktuale nuk është rozë”, tha bashkëthemeluesi i BioNTech-ut, Ugur Sahin, për gazetën gjermane Der Spiegel.

“Ka një vrimë, sepse ka mungesë të vaksinave të tjera të miratuara dhe neve na duhet ta plotësojmë këtë boshllëk me vaksinat tona”, tha Sahin. Kompania BioNTech zhvilloi vaksinën e saj në partneritet me firmën amerikane Pfizer. Vaksina u miratua nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është po ashtu në përdorim në Britani, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Bashkëthemeluesja tjetër e BioNTech-ut, Ozlem Tureci, e cila është gruaja e Sahinit, tha për Der Spiegel se Bashkimi Evropian ka supozuar se do të kishte “një shportë me furnizues të ndryshëm” të vaksinave. “Por, pastaj, në një moment, është bërë e qartë se shumë nuk do të jenë në gjendje të bëjnë furnizime të shpejta”, tha Tureci.

BioNTech planifikon të hapë një strukturë të re prodhimi në Marburg të Gjermanisë, muajin e ardhshëm, që do t’i mundësojë kompanisë të prodhojë 250 milionë doza shtesë të vaksinës, në gjysmën e parë të këtij viti. Më herët, BioNTech dhe Pfizer kanë planifikuar prodhimin e 1.3 miliard dozave të vaksinës në vitin 2021 – të mjaftueshme për të vaksinuar 650 milionë njerëz. /Rel/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME