Categories Lajme

‘Bisedat e fundit të çiftit’, flet kunati i 23-vjeçarit, partnerit të Vera Myrtajt: Para se të ndodhte ngjarja kishin pirë kafe

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së çiftit shqiptar në Itali, mësohen detaje të reja rreth çiftit. Kunati i Flonino Mërkurit, ka treguar detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë ku Mërkuru mbeti i vrarë bashkë me partneren e tij Vera Myrtaj. Ai ka treguar se Flonino nuk e kishte takuar më parë ish-bashkëshortin e Verës.

Ai ishte takuar pak para ngjarjes së rëndë me të dhe ajo nuk i kishte shfaqur ndonjë shqetësim. Ai shprehet se në momentin kur kanë shkuar në shtëpinë e çiftit aty kishte mbërritur ambulanca për të marrë trupat dhe Policia. Duke folur për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ ai rrëfeu se ish-bashkëshorti kishte një vit që nuk i afrohej banesës së tyre.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Mineverja i kishte thënë gjë Floninos?

Kunati i Flonino Mërkurit: Jo, Flonino nuk e kishte parë kurrë ish-bashkëshortin, nuk kanë pasur përballje. Para se të ndodhte ngjarja nuk i ka shprehur gjë Floninos. Kishin pirë kafe, ishin takuar. Ai kishte ardhur dhe e kishte marrë 2-3 orë para se të ndodhte krimi. Ai e kishte menduar, por nuk kishte shfaqur asnjë një lloj shqetësimi. Ne nuk dimë gjë, nuk kemi parë gjë. Vetëm Flonino, të ëmën nuk e kishte parë. Ajo na njoftoi dhe ne kur shkuar kishte shkuar policia dhe ambulanca.

Pyetje: Vera nuk ka treguar asgjë ndryshe?

Kunati i Flonino Mërkurit: Jo asnjë gjë.

Pyetje: Po me Floninon kishte folur diçka Martina?

Kunati i Flonino Mërkurit: Jo nuk kishte asgjë. Kishte rreth 1 vit që nuk jepte asnjë shenjë. Ai nuk duhet të afrohej afër banesës, por Vera e bënte vetëm për vajzat sepse e kishin baba. Muajin e fundit mesa duket e kishte menduar diçka të tillë, filloi t’i joshte me lekë. Vironi punonte në ndërtim.

Pyetje: Po Flonino punonte?

Kunati i Flonino Mërkurit: Po punonim bashkë, nuk kishim fare kontakt me atë. Punonim bashkë ne në ndërtim. Ne e dimë mentalitetin e shqiptarëve se si janë, por askujt nuk ia urojmë këtë.

Në origjinën e krimit, sipas të gjitha gjasave do të ishte paaftësia e ish-bashkëshortit për të pranuar përfundimin e marrëdhënies sentimentale. Vera dhe ish-bashkëshorti i saj nuk jetonin së bashku për pesë vjet dhe ajo po përpiqej të rindërtonte jetën e saj me partnerin e ri. Vrasja e dyfishtë, në rikonstruksionin e bërë nga Prokuroria Publike e Venecias, është projektuar me kujdes të përpiktë.

Karabollaj priti që vajza e tij e madhe 15-vjeçare të dilte nga shtëpia me miqtë për të shkruar në klub, më pas e mori vajzën 13-vjeçare dhe e solli në banesën ku ai banonte pas ndarjes. Më pas ai shkoi në banesën që dikur ishte shtëpia e tij për të eliminuar ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj. Të dy u vranë me goditje të shumta thike, të shkaktuara me egërsi vende të ndryshme të tropit. Pastaj burri shkoi në magazinën ku punonte dhe u vetëvar. Pranë tij asgjë me shkrim për të shpjeguar arsyet e gjithë ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

12 vite burg shqiptarit në Greqi, Tentoi të digjte me benzinë ish-bashkëshorten në sy të djalit

Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga gjykata e Volos për tentativë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Policia shpall në kërkim kampionin e xhudos, për dhunë në familje

Policia e Kosovës shpall në kërkim Akil Gjakovën, kampionin e xhudos. Drejtori i Policisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk përgjigjej në telefon prej 3 ditësh, 60-vjeçari gjendet i pa jetë në banesën e tij në Berat

Një 60-vjeçar nga lagjia “Çlirim” në qytetin e Beratit është gjetur sot pa shenja jete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI+FOTOT/ Kush është shqiptarja që përplasi për vdekje dy të rinj në Kroaci

Kroacia është tronditur nga një tragjedi pak ditë më parë, pasi një 29-vjeçare shqiptare ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë…

LEXO ME SHUME