Lajme

“Bishti i Zhurit” merr një tjetër jetë, makina ‘Benz’ përplaset me kamionin dhe bëhet copash

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Rrogozhinë- Elbasan pranë zonës së quajtur “Bishti i Zhurit”.

Raportohet se një makinë tip Benz Mercedes me targa shqiptare ka shkaktuar aksidentin teksa është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë.

Informacionet e para bëjnë të ditur se brenda automjeteit ndodhet një person, i cili ka humbur jetën për shkak të përplasjes së fortë.

Kujtojmë se Bishti i Zhurit është një segment tepër i rrezikshëm që ka marrë shumë jetë në aksidente automobilistike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close