fbpx
Lajme

Bizhuteri, mobiloi dhe shtëpinë, si u zbulua mashtruesja që hiqej si gruaja e zyrtarit të policisë

Nga Xhensila Kodra, Me këtë dokument Elvira Lani u prezantohej shitësve në dyqane të ndryshëm, herë si punonjëse policie e herë si bashkëshortja e një zyrtari të lartë në Policinë e Shtetit. Nëpërmjet këtyre mashtrimeve, gruaja 42 vjeçare ka mobiluar pjesërisht banesën, si dhe ka përfituar sende e bizhuteri në vlera të mëdha parash. Dy ditë më parë, Lani u arrestua nga efektivë të sektorit të krimit ekonomik e financiar në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, ku iu sekuestrua edhe një radio si të policisë.

Prangosja e saj u bë pas 4 denoncimeve të kryera nga qytetarët. Këta të fundit i pohuan policisë se 42 vjeçarja Elvira Lani nuk paguante asnjë shumë lekësh, por pasi prezantohej në dyqan si bashkëshortja e një zyrtari të lartë policie, apo si vetë punonjësve e uniformave blu, merrte bizhuteri floriri.

Ajo u thoshte se do e kryente pagesën më vonë. Madje në disa raste, gruaja 42 vjeçare përdorte si pretekst “jam banore në këtë lagje”, duke u treguar një banesë ku në të vërtetë nuk jetonte aty.

Burime të policisë sqaruan se pas arrestimit të Lanit denoncimet për të janë shtruar, duke e çuar numrin në 8. Në cilësisë e provës materiale, asaj iu sekuestruan disa dokumente të ndryshme diplomatike, për të cilët po verifikohen nëse janë ose jo të falsifikuara. Elvira Lani është drejtoreshë e përgjithshme koordinimi tek agjencia investigative “Stop Krimi”. Të shtunën ajo pritet të dalë në Gjykatën e Tiranës, për t’u njohur me masën e sigurisë./ db/Abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button