Categories Lajme

Biznesi i vogël me zero taksë deri në 2029

Në konferencën përballë gazetarëve të mbajtur sot në Kryeministri, Rama theksoi se biznesi i vogël deri më 2029 do të ketë zero taksë.

“Nëse ju ju rezulton që nga viti 2014-2019, të pasurit përfshirë edhe këta që këta i quajnë paturpësisht oligarkë, që nuk janë oligarkë sepse nuk ka një të pasur në këtë vend që të diktojë një vendim të vetëm të qeverisë, pra nëse rezulton që nuk kanë paguar taksa më shumë seç kanë paguar në 8 vitet kur këta drejtonin, atëherë bëjeni publike.

Ndërkohë që shifrat thonë se në vitin 2014, në e kemi përgjysmuar taksën për biznesin e vogël dhe kemi rritur taksën për biznesin e madh.  E kishin 10% të dy palët, si 15-katëshi, si furra e bukës aty poshtë tek këmbët e 15-Katëshit paguanin 10%, por 10% i furrës së bukës është më shumë në xhepin e asaj familje sesa 10% në arkën e 15-Katëshit për sipërmarrjen.

Nga ana tjetër, u bë 15% për 15-Katëshin dhe 5 për furrën e bukës. Sot dhe nesër dhe deri në 2029 do të jetë zero për furrën e bukës ndërsa për 15-Katëshin nuk e di çfarë do të ndodhë në 2029 por di që nuk do të ndryshojë sot po të jetë 15%, prandaj ne nuk do ta ulim taksën për biznesin e madh, ne nuk ofrojmë për sipërmarrjet e mëdha ulje takse. Ne atyre u kërkojmë të bëjnë atë që kanë për detyrë, të kontribuojnë më shumë, sepse fitojnë më shumë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME