Lajme

Biznesmeni Agron Shehaj dhe bashkëshortja e tij tregojnë për njohjen e tyre

Ish-deputeti i PD-se dhe njëkohësisht biznesmen, Agron Shehaj dhe bashkëshortja e tij Enida kanë treguar për dashurinë e tyre. Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqitare ata kanë treguar se janë njohur në ambientet e punës. E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse ka qenë xheloze për shefin sepse ishte i rrethuar nga vajza, Enida shprehet se ka qenë pak xheloze.

Pasi Agroni u nda nga partneri i biznesit 3 vite pasi hapën biznesin, 90 punëtorë nga 100 shkuan me partnerin e tij dhe vetëm 10 persona ngelen me të, një ndër ta ka qenë edhe Enida. Ajo tregon se qëndroi me Agronin sepse ai kishte krijuar shumë tek besim dhe iu duk një njeri shumë i drejtë dhe ambicioz.

Ardit Gjebrea: Ti Enida pse e ndoqe? Enida Shehaj: E para se ishte shqiptar dhe na pëlqente shumë që një shqiptar kishte shumë besim tek ne. Ne ishim një grup i ri dhe Agroni ishte ai që punonte më shumë aty. Ishte një person shumë i drejtë në ambientet e punës. Ardit Gjebrea: Ju ishit lidhur atëherë? Enida Shehaj: Jo nuk ishim lidhur. Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte?Enida Shehaj: 18. Ardit Gjebrea: Po Agroni? Agron Shehaj: Unë kur fillova 28, në momentin që po flasim isha 31. Ardit Gjebrea: Kush ra i pari në grepin e tjetrit?

Agron Shehaj: Nuk ishte një dashuri me shikim të parë sepse kishim kohë që punonim bashkë. Mendoj që ishte që lindi shumë natyrshëm, as vetë ne nuk e dimë momentin kur ndodhi. Agron Shehaj tregon se në fillimet e tyre ishin një grup shumë i vogël që dilnin shpesh dhe të lidhur me njëri-tjetrin. Më pas kompania filloi të rritej dhe pikun e arritur kur kishte 3000 të punësuar. Ardit Gjebrea: Ndërkohë që kishte dhe vajza të tjera që shikonin shefin.

Enida Shehaj: Po absolutisht, besoj se po. Kisha pak xhelozi, e ndjeja këtë gjë. Agron Shehaj: E nxirrja unë nga sikleti, shefi nuk kishte sy për asnjë tjetër. Agroni tregon se tek Enida pëlqeu faktin se ishte një vajzë e thjeshte dhe shumë natyrale në pamje që nuk përdorte make-up dhe vazhdon të jetë  e tillë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: