
Policia e Lezhës ende nuk ka një pistë konkrete për vrasjen e 50-vjeçarit Ardian Nikulaj dje në Shëngjin, ndërsa asnjë autor nuk është arrestuar. Ndërkohë, një ditë pas krimit policia ka bllokuar një motor që dyshohet të jetë i autorit.
Mësohet se motori është bllokuar në Tiranë. Ndonëse ka targa të ndryshme nga ai që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë nga largimi i autorit, por sipas tyre rezulton i ngjashëm.
Aktualisht vijojnë hetimet për gjetje gjurmësh të gishtërinjve në mjet.