Categories Lajme

Blendi Klosi: 89% e ujit në vijën bregdetare në Shqipëri është i shkëlqyer!

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai ka thënë se cilësia e ujit në vijën bregdetare të Shqipërisë është e “shkëlqyer” në 89% të saj dhe se kemi impante të ujrave të zeza në shumë zona. “Për ujrat e zeza, meqenëse u ngrit si shqetësim. Shqipëris sot, sipas vlerësimit të agjensisë europiane të ujit, 89% e ujit në Shqipëri është e shkëlqyer. E gjithë vija bregdetare ka impiante trajtimi të ujrave të zeza. Kemi dokumenta zyrtare“, tha Klosi.

Ministri deklaroi se në Shqipëri kanë ardhur 15 marka të njohura ndërkombëtare të hoteleve. “Janë bërë shumë vepra që shkojnë në ndihmë të turizmit. Ne sot mund të flasim për një industri të mirëfilltë, që është industria e turizmit. Gjërat ecin me shpejtësi, duhet të themi ku është realiteti i sotëm.

Para pak vitesh, një nga problematikat ishte futja e hoteleve me pesë yje, sot mund të themi se kemi mbi 15 kontrata të nënshkruara, brande (marka) të menaxhuara. Kemi një hotel “Melia”, në Gjirin e Lalëzit. Në Tiranë ka një sërë brande. Kemi sot mbi 15 kompani apo marka të çertifikuara, që kanë përfunduar hotele në Shqipëri. Pastaj kemi shumë investime nga investitorë shqiptarë në hoteleri. Duhet të kemi parasysh, na duket sikur e kemi bregdetin e madh, por kemi 400 kilometër vijë bregdetare. Sot shfrytëzojmë vetëm 18% të saj. Nuk kemi më profilin e tokës së xanun, por çdo gjë është me leje“, tha Klosi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME