Categories Lajme

Blendi Klosi: Sezonin turistik këtë vit e mbajnë shqiptarët përtej bjeshkëve

Mund të jemi në fund të pandemisë, por nuk kemi dalë ende nga pandemia. Ky është një fakt që sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi duhet mbajtur parasysh kur mendojmë për sezonin turistik këtë vit.

Në një bisedë në “Radari Informativ”, Klosi tha që edhe pse jemi në fund të majit, nuk kemi ende një politikë të qartë të kufijve nga ana e bashkimit evropian. Dhe, kjo sipas tij, do të ndikojë në turizmin e huaj në vendin tonë.

“Mospasja e një politike të qartë, po bën që shumë nga rezervimet të jenë një problem. Ky problem nuk është vetëm në Shqipëri.  Gomë shpëtimi do të kemi turizmin rajonal. Jemi në diskutime me grupet e ekspertëve.”

I pyetur nëse Shqipëria ka nisur që të lobojë me shtete të ndryshme për t’u hequr nga lista e “zonave të kuqe” sa i përket koronavirusit, ministri tha se ai do të zhvillojë një turn në vendet e rajonit gjatë të cilave do të ketë komunikime me homologët e tij.

“Do kem një tur me vendet e rajonit për të komunikuar me homologët, politikat e BE-së janë shumë të ngurta edhe për vetë vendet anëtare. Ministrat e turizimit janë në një lloj presioni, duhet konsensus edhe nga komiteti i turizmit. Një negociatë që duhet bërë me botën e mjekësisë.”

Blendi Klosi theksoi se panorama më optimiste duket tek turizmi i vendeve të rajonit.

“Politika që ndoqëm për kufij të hapur do të jete sërish këtë sezon.  Turizëm pa shumë kufizime, duhet ta pranojmë që shqiptarët përtej bjeshkëve janë një burim shumë i fortë për ta mbajtur turizmin e këtij viti. Jemi në negociata me qeverinë serbe dhe atë të Maqedonisë së Veriut…” Sipas ministrit Klosi, problematika kryesore këtë sezon do të jetë që të ofrohen pushime të sigurta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME