Categories Lajme

Blerja e energjisë zhvlerëson lekun, euro kërcen në nivelin më të lartë që nga korriku

Euro është forcuar ndjeshëm sot në tregun e brendshëm valutor, duke reflektuar kërkesën e lartë për valutë për blerjen e energjisë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.3 lekë, duke u rritur me 0.22 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Në rritje ishte dhe dollari, që u këmbye me 105.5 lekë, ose 0.4 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha e përbashkët ka arritur në tregun e brendshëm në nivelin më të lartë që nga korriku i këtij viti.

Aktorët e tregut pohojnë se rritja e euros është ndikuar nga kërkesa e lartë e bankave për të blerë valutë. Ditën e sotme aktive ishin sidomos Credins, BKT, Tirana, duke ndikuar në forcimin e ndjeshëm të euros. “Kërkesa ka lidhje ekskluzivisht me energjinë”, pohojnë ekspertët e tregut.

Që nga 12 tetori, euro është mbiçmuar me një lek në tregun vendas, duke shënuar dhe rritjet më të mëdha ditore përgjatë këtij viti (përkatësisht +0.32, +.013 dhe +0.22 lekë në tre ditët e fundit).

Furnizuesi i Tregut të Lirë(pjesë e OSHEE Group) është detyruar gjatë këtij viti të blejë energji elektrike me çmime rekord nga tregu i lirë për shkak të situatës hidrike problematike por edhe krizës së përgjithshme energjetike në tregjet globale që kanë çuar bursat në nivele të papara më parë.

Vetëm në tetor FTL shpenzoi rreth 65 milionë euro për të siguruar energjinë që konsumohet në vend me çmime që në disa raste kaluan edhe 300 euro MWh.

Qeveria lehtësoi blerjen e energjisë përmes mundësimit të një fondi 100 milionë euro për OSHEE duke dalë garant për këtë të fundit në kushtet kur u shpall edhe emergjenca e furnizimit që zgjat deri në 15 prill 2022. Një tjetër faktor që po ndikon në rritjen e kërkesës për valutë lidhet me rritjen e çmimeve të shumë produkteve, që po detyron importuesit që të blejnë më shumë valutë për të paguar mallrat e tyre./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME